VLORE- Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në lagjen '28 nëntori" në qytetin e Vlorës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës e Andon Mëhillajt, njërit nga ndërmjetësit e vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Nuk ka persona të lënduar.
Lënda eksplozive është hedhur në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt rreth orës 22:30, ndërsa mësohet se në banesë nuk ndodhej asnjeri në momentin e shpërthimit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.