http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Aviacionit Civil vendosi t'i pezulloje licencën kompanisë se fluturimeve "Belle air", deri me plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është likuidimi i detyrimeve të papaguara. Drejtori i autoritetit të Aviacioni Civil, Petrit Sulaj, në një intervistë për Vizon Plus, thotë se kjo kompani nuk plotësonte kriteret e nevojshme, ndërsa kërkesa e saj për faliment është e pajustifikueshme. Kompania "Belle air"zotëronte 53 % të tregut të fluturimeve dhe deri në mars kjo kompani kishte prenotuar 52 mijë bileta. Nisur nga kjo situatë, si dhe objektivit të qeverisë për të hapur tregun e fluturimeve, pranë autoritet të aviacionit civil kanë ardhur dhe kërkesat e para nga 3 kompani për të operuar në tregun vendas. Një prej firmave është shqiptare dhe synon destinacionet europiane. Sipas të dhënave nga autoriteti, pranë këtij institucioni janë depozituar kërkesa edhe nga kompanitë ekzistuese në treg për të zgjeruar fluturimet e tyre në destinacionet europiane.