http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njësia administrative Dajc në Shkodër izolohet nga uji.
Më problematik është segmenti Shkodër ? Velipojë. Prania e madhe e ujit ka bllokuar hyrjen e rrugës së Dajçit, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve, transportin e mësuesve dhe stafit shëndetësor. Mjeket kane hyre ne fshatin Dajç me anë të automjeteve të larta të ushtrisë.
Ky është autobusi me nxënës dhe mësues të cilin forcat e armatosura e kthyen mbrapsht.
Për këtë arsye, Drejtoria Arsimore në Shkodër pezulloi mësimin.
Niveli u rrit ndjeshëm gjate orëve te fundit dhe situata mund te përkeqësohet me tej.
Kryetarja e bashkisë dhe prefekti ishin mëngjesin e se martës ne fshatin Dajc.
Ndërkohë për familjet e izoluara qeveria shpërndau 20 ton ushqime për gjënë e gjallë sipas kërkesës së komunitetit në këto zona. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes po merr masat për blerjen e 107 ton ushqimeve per bagëtitë, per t?u ardhur ne ndihme zonave te përmbytura.