https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Belle air" drejt falimentimit, pezullon fluturimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga dita e hënë kompanie ajrore e fluturimeve "Belle air" ka pezulluar aktivitetin e saj, duke anuluar të gjitha fluturimet, për shkak të gjendjes së vështirë financiare. Ky fakt ka sjellë një kaos në aeroportin "Nënë Tereza", duke bërë që qindra pasagjerë të qëndrojnë në pritje me orë të gjata. Të gjendur në këto kushte pasagjeret janë detyruar të gjejnë zgjidhje alternative me kosto disa herë më të larta. Ndërkohë që nuk ka me vende të lira me linjat e tjera që ofrojnë fluturime me Italinë. Në njoftimin e saj për shtyp, kompania thotë se është drejt falimentit, për shkak të rënies së fuqisë blerëse, por edhe sepse administrata tatimore i ka bllokuar prej 18 ditësh të gjitha llogaritë bankare. Ndërkohë që kompania deklaron se është në fazë ristrukturimi për t'u rikthyer serish në tregun shqiptar me kostot më të lira për qytetarët. Sipas të dhënave bllokimi i llogarive ka ardhur si pasoje e faktit pasi kompania ka një detyrim të papaguar që arrin në disa miliona euro ndaj buxhetit të shtetit. Të dhëna nga drejtoria e Aviacionit Civil bëjnë të ditur se të gjithë pasagjerët do të sistemohen gjatë ditës së hënë drejt destinacioneve ku ata kanë prerë biletat. Kjo gjë do të mundësohet nëpërmjet një kompanie fluturimesh, e cila pritet të mbërrijë me avionët e saj në aeroport për të transportuar qytetarët. Për këtë proces çdo pasagjeri do t'i duhet të paguajë një kosto shtesë deri në 100 euro. Ndërkohë që, drejtoria e Aviacionit Civil deklaron se hapi i parë është transporti i pasagjerëve në destinacion, ndërsa hapi i dytë është rimbursimi që do t'i bëjë kompania qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form