Laguna e Nartës rrezikon zhdukjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Kristaq Balliu, një prej peshkatarëve të licencuar në zonën e Lagunës së Nartës. Ai vendos këtu rrjetat për të zënë ngjalën, por shpeshherë, në to bie shumë pak peshk, pasi persona të tjerë e sabotojnë punën e tyre. Sipas peshkatarit Ilir Cela, për kapjen e ngjalës dhe mbledhjen e rasatit të peshkut përdoren mjete shumë të imëta që dëmtojnë produktin që bie në rrjetat e tyre. Por nuk është ky I vetmi shqetësim për këta peshkatarë që bashkërisht kanë marrë nën administrim një pjesë të lagunës së nartës. Sipas tyre, veç gjuetisë së paligjshme të peshkut, në këtë zonë po shkojnë drejt zhdukjes edhe pelikani dhe shpendë të tjera që dikur kishin për disa muaj vendqëndrimin e tyre në këtë vend. Laguna e Nartës ndodhet në zonën e Manastirit të Zvërnecit në Vlorë dhe ka dy porta të cilat bëjnë lidhje e lagunës me detin; përkatësisht Dalani i Vogël e Dalani i Madh. Pas mbylljes në muajt e vjeshtës, ato hapen në muajt mars- prill për të bërë të mundur pastrimin e lagunës si dhe futjen e rasatit të peshkut. Në fillim të viteve '90 në zonën e Lagunës së Nartës punonin rreth 200 peshkatarë, ndërsa kjo ishte një zonë e mbrojtur nga shteti. Sot këtu ushqejnë familjet e tyre një grup i vogël peshkatarësh që kanë të drejtë të ushtrimit të profesionit, ndërsa shumë të tjerë peshkojnë në mënyrë të jashtëligjshme, duke e dëmtuar edhe vetë Lagunën.

Share This Video


Download

  
Report form