Mallakastër, erozioni rrezikon 35 banesa - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 3

Dhjetëra banore te fshatit Hekal ne Mallakastër rrezikojnë te mbeten pa strehe. Shtëpitë e tyre kane pësuar çarje dhe dëmtime për shkak te rrëshqitjeve masive te tokës. Erozioni ne këtë zone ka filluar dy vjet me pare kur dhe shkatërroi plotësisht dy banesa. Familjaret e këtyre shtëpive janë strehuar me qira. Banoret e tjerë te fshatit shprehen se i pret i njëjti fat nëse pushteti vendor dhe ai qendror nuk ndërhyn për te parandaluar shkatërrimin e banesave dhe ndonjë tragjedi te mundshme. Por komuna Hekal prej kohesh është ne dijeni te problemit te banoreve. Kryetari Eqerem Beqiraj deklaron se komuna nuk ka fonde për te përballuar këtë emergjence, ndaj dhe dosja për fshatin Hekal i ka kaluar prefekturës se fierit. Për fat te mire deri tani nga shembja dhe dëmtimi i shtëpive ne fshatin Hekal te Mallakastres nuk ka patur viktima dhe as te lënduar.

Dozens of residents of the village in Mallakastër Hekal risk of homelessness. Their houses have suffered cracks and damage due to massive land slides. Erosion in this area began two years ago when two houses and completely destroyed. Relatives of these houses are rented house. Other residents of the village said that the same fate awaits them if local and central government does not intervene to prevent the destruction of houses and a potential tragedy. But Hekal municipalities had long been aware of the problem of residents. President declares that the municipality Eqerem Beqiraj no funds to meet this emergency, to file for the village and has spent Hekal prefecture of Fier. Fortunately, so far from collapse and damage to houses in the village of Mallakaster Hekal has not been victims nor injured.

Share This Video


Download

  
Report form