Spitali rrezikon ilaçet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Subjektet që furnizojnë spitalin e Fierit nuk janë paguar që nga muaji qershor. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se 45 kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë paralajmëruar se do të ndërpresin furnizimin e spitalit. Këto kompani kryejnë shërbimet e hotelerisë si dhe sjellin në spital medikamente, oksigjen dhe protoksid, që është jetik për sallat e operacionit dhe ushqime. Borxhi që spitali rajonal i detyrohet këtyre kontraktorëve arrin në vlerën e 400 milion lekëve dhe pagesa është bllokuar për shkak të ministrisë së financave. Ky institucion nuk ka lëvruar fondet për pagesat e furnizuesve duke shkelur me të dyja këmbët udhëzimin e saj. Konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit në datën 3.1. 2013 në udhëzimin nr 1 me nr protokolli 20413 / 27 shkruan se Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit nëpërmjet sistemit të thesarit duhet të kryejë pagesa vetëm për shërbimet e borxhit, shpenzimet emergjente spitalore, me funksion jetësor, konkretisht blerje oksigjen, gjak, ushqim etj. Sipas burimeve, furnizuesit e spitalit rajonal të Fierit kanë lënë limitin e fundit kohor të pagesës 31 gushtin , pas kësaj date ata do të ndërpresin shërbimin e tyre. Spitali rajonal i Fierit ofron shërbime me mjekët specialistë që nuk i kanë Berati dhe Vlora dhe për këtë arsye numri i popullsisë që mbulon arrin në 150.000 banorë.

Share This Video


Download

  
Report form