http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse shkoni të blini ilaçe në farmaci, duke nisur nga e marta e 1 prillit duhet të keni kujdes mos të paguani çmimin e vendosur në pullën e tyre. Të gjitha farmacitë kanë marrë urdhër të zbresin nga çmimi aktual vlerën prej 10% të TVSH-së. Nëpër farmaci këto ditë ka pasur mungesa në shumë medikamente, pasi farmacistët po evitojnë stokun e ilaçeve me TVSH. Por, edhe vetë pacientët janë kujdesur që të mos marrin sasi të mëdha ilaçesh, në pritje të çmimit të ulur.