http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për këtë krim mjedisor, Policia e Tiranës ka nisur hetimet. Burime zyrtare bëjnë të ditur se inspektorët kanë qenë në terren, duke fiksuar provat e duke marrë edhe pjesë të ilaçeve për të identifikuar se kush qëndron pas hedhjes pranë lumit te tonelatave me medikamente te rrezikshme. Ndërkohë drejtuesit e komunës së Zall Herrit kanë nisur zhvendosjen e ilaçeve. Pas dyshimeve se mund te ketë tentativa për heqjen e tyre nga ata qe i kane hedhur, barnat e skaduara janë grumbulluar në këta thasë, për t?u dërguar në një vend të posaçëm. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka rekomanduar edhe firmën e cila do të bëjë asgjësimin e mbetjeve. Por drejtuesit aktualë nuk kanë një afat se kur do të mbarojë plotësisht heqja e tonelatave me ilaçe, pasi procedurat e asgjësimit kërkojnë kohë. Drejtues të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit thonë se komuna duhet të heqë të gjitha medikamentet e rrezikshme brenda muajit, në të kundërt kreu i saj mund të paditet penalisht. Hedhja e ilaçeve te skaduara pranë liqenit te Bovilles dhe lumit te Tërkuzës, sipas eksperteve rrezikon kontaminimin e tokës dhe te ujit, e per pasoje edhe shëndetin e njerëzve e te bagëtive.