Spitali Amerikan rrezikon kontratën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spitalit Amerikan rrezikon t?i hiqet kontrata. Pas tre viktimave ne shërbimin e hemodializes, Fondi i Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor ka nisur tashme hetimin. Nëse pacienteve qe humben jetën apo te tjerëve qe u rrezikuan, iu është cenuar cilësia dhe standardi i shërbimit, spitali privat rrezikon kontratën me qeverinë shqiptare per shërbimin miliona euro te dializës. E pyetur per standardet, nëndrejtoresha e Fondit te Sigurimeve te Kujdesit shëndetësor, Alketa Hila, nuk përjashton radhet apo pritjet e pacienteve ne shërbimin e dializës. 80 euro per çdo séance paguhet spitali Amerikan ne Tirane, por dhe kompania ?Diavita shpk? per shërbimin e hemodializes qe iu është dhene me koncesion. 120 shtretër ka aktualisht privati per te ofruar shërbimin e dializës. Ne spitalin Amerikan askush nuk pranon te flasë per situatën. Madje edhe mjeku i njoftuar per konference per te dhëne informacion mbi gjendjen e 2 te plagosurve e anuloi daljen. Ndërkohe ne sallën e shërbimit te hemodializes gjithçka është shkrumbuar. Nëse Amerikani do te kishte instaluar sistemin e fikjes se zjarrit, do te menaxhonte radhët apo gjendjen psikologjike te pacienteve qe marrin dialize, ngjarja padyshim nuk do te kishte këto pasoja.

Share This Video


Download

  
Report form