http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 muaj pas përfundimit te zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, Këshilli i Europes ka konkluduar se procesi ishte konkurrues, por klima e mosbesimit mes 2 forcave politike kryesore ndikoi ne atmosferën e zgjedhjeve. Ky vlerësim për procesin zgjedhor jepet ne raportin e Këshillit te Europes, qe po diskutohet sot ne Asamblenë Parlamentare. Raporti bën një përshkrim të të gjithë procesit te përgatitjes se zgjedhjeve, duke mos lëne mënjane largimin e LSI nga koalicioni qeverisës qe pasoi me shkarkimin e anëtarit te kësaj force politike ne komisionin qendror te zgjedhjeve, Ilirjan Muho, veprim i cili ishte ne kundërshtim me Kodin Elektoral, vëren Këshilli i Europes. Raporti adreson kritika për KQZ edhe ne lidhje me median."Me 3 qershor KQZ, miratoi një vendim kunderthenes qe detyronte mediat elektronike, te transmetonin materiale te përgatitura nga subjektet politike, ne studiot e tyre, pa ndërhyrje nga stafet editoriale te vete mediave. Ky vendim nuk ishte ne përputhje me standardet e Këshillit te Europes dhe OSBE-se duke kufizuar lirinë editoriale dhe te drejtën e shikuesve për raportim te pavarur. Institucioni i Avokatit te Popullit kërkoi tërheqjen e këtij vendimi, - thuhet ne Raport. Një tjetër kritike e Këshillit te Europes ka te beje me financimin e fushatës pasi këto zgjedhje nuk prodhuan dot transparence te mjaftueshme mbi këtë çështje. Sipas Këshillit te Europes përgjatë fushatës elektorale ishte e vështire te dalloje kufirin midis institucioneve shtetërore dhe interesit te partive politike, pasi PS dhe PD, përdoren ne fushate mjetet publike dhe ndërtesa publike per qëllime elektorale, për me tepër citon raporti edhe faqja zyrtare e kryeministrisë përmbante takimet e tij elektorale. Këshilli i Europes vëren se ne ditën e zgjedhjeve pati raste te izoluara dhune një prej te cilave përfundoi tragjikisht me një te vdekur dhe 2 te plagosur njeri prej te cilëve ishte kandidat për deputet. Sipas raportuesve te Këshillit te Europes procesi i votimit cilësohet si i mire ose shume i mire ne 94% te qendrave te votimit dhe i keq vetëm ne 6% te tyre, megjithatë ne 14% te qendrave u vërejt votim familjar dhe ne 12 qendra votim i shumëfishtë. Një tjetër shkelje qe vihet re ne raport është fenomeni i blerjes se votës, qe sipas Këshillit te Europes është vene re tek komuniteti rom dhe tek komunitete te varfra ne zonat rurale te Shqipërisë. Raporti thekson, se përdorimi i institucioneve shtetërore për interesat e partive, kombinuar kjo me zëra te besueshëm për blerje te votës apo presion mbi punonjësit e administratës publike, ndikuan negativisht mbi klimën parazgjedhore dhe këto fenomene, duhen shmangur ne te ardhmen. Sipas Këshillit te Europes funksionimi i administratës zgjedhore gjate procesit provoi qe ndikimi i partive ishte ekstremist i rëndësishëm, kur ne fakt kjo strukture duhet te jete e pavarur vëren Këshilli i Europes duke dhëne një prej rekomandime...