90-vjetori i revolucionit të qershorit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është viti 1964 dhe ky është një nder fjalimet e fundit te Fan Nolit mes komunitetit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ne te tille mënyre e ka nisur akademia e shkencave konferencën qe kujton 90-vjetorin e Revolucionit te Qershorit 1924, e ku Noli ishte personazh kryesor si Kryeministër i Shqipërisë. Mes kumtesa te historianeve e akademikeve, për te hedhur drite me shume mbi qeverisjen e shkurtër te Nolit, Paskal Milo mendon se për këtë ngjarje duhet te flasin vetëm specialistet e jo politika, e cila jo pak here ka hyre ne debatin nëse Qershori i vitit 1924, ishte "Revolucion" apo "Grusht Shteti". Por qeverisja jetëshkurtër e Nolit dhe mënyra se si ai u detyrua te largohej nga Shqipëria ishin vetëm nje pjese e konferencës shkencore. Duke qene se Noli është themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale, te pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e larte te klerit ortodoks ne vend. Fjalimet e Nolit dhe kompozime muzikore te tij janë promovuar gjithashtu ne nje përmbledhje te studiuesit Vaso Tole.

Share This Video


Download

  
Report form