http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
106 vite më parë do të shënohej një prej momenteve më të rëndësishme të kombit shqiptar. Delegatët nga të gjitha trevat shqiptare miratuan njëzëri alfabetin e gjuhës shqipe, me germa latine, duke hedhur bazën për njësimin e gjuhës amtare.Në këtë kongres, që mbajti punimet nga data 14 deri më 22 nëntor 1908, morën pjesë 160 delegatë, nga të gjitha trevat, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e SHBA e vende të tjera. Punimet e këtij forumi të rëndësishëm u drejtuan nga Mithat Frashëri dhe anëtarë të tjerë ishin shqiptarë, intelektualë të të gjitha besimeve, ku spikasin emra si Gjergj Fishta, i cili drejtoi edhe komisionin për përzgjedhjen e alfabetit, Gjergj dhe Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mihal Grameno e të tjerë. Me rastin e kësaj dite historike, në qytetin e Manastirit, në Maqedoni janë mbajtur disa aktivitete. Ceremonia kryesore u mbajt në Muzeun e Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku ishin të pranishëm zyrtarët shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë, shoqata kulturore dhe arsimore shqiptare, delegacione nga Shqipëria, Kosova, trevat tjera dhe diaspora. Në Shqipëri, pavarësisht rëndësisë së kësaj dite, nuk është mbajtur asnjë aktivitet.