http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sëmundjet e zemrës nuk njohin me moshe! Nëse vite me pare problemet kardiovaskulare preknin moshat mbi 40- vjeç, sot nga zemra vuajnë edhe te rinjtë. Duhanpirja, mbipesha dhe mungesa e aktiviteteve fizike po shfaq probleme deri ne infarkte edhe tek 20-30 vjeçaret. Problemet kardiovaskulare zëne vendin e pare ne listën e sëmundjeve qe prekin popullsinë shqiptare por jo vetëm. 40% e popullsisë mbi 60 vjeç vuan nga zemra, për shkak te komplikacioneve qe jep hipertensioni dhe diabeti. Edhe vdekshmëria është ne nivele te larta. 1 ne 4 te sëmure ne vendin tone, humbin jetën prej saj. Ne ditën botërore te sëmundjeve kardiovaskulare, mjeket apelojnë për kontrolle te shpeshta. Si mase për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaja foli për kontrolle periodike falas për popullatën. Ne ditën botërore te sëmundjeve te zemrës, ne zonat me te frekuentuara te Tiranës ne fundjave, ekipe mjekesh kane kryer falas vizita dhe analiza te ndryshme