Gjuha e huaj...70 % e studentëve me nivel të dobët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Testimi i Gjuhës së Huaj duhet të nisë nga mësuesit dhe më pas tek nxënësit". Ky është mendimi i profesorëve shqiptarë, por dhe eksperteve të huaj, pas rezultateve të një provimi për gjuhen angleze të 150 studentëve 19-vjeçarë të Universitetit të Tiranës. Nga testimi i Këshillit Britanik në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, rezultoi se 70% e studenteve kanë nivel të dobët në gjuhen angleze. Shkaku kryesor sipas studimit është niveli i ulët i mësimdhënies dhe se shumë mësues të gjuhës së huaj nuk janë të këtij profili. Provimit për matjen e njohurive të gjuhës angleze iu nënshtruan 19-vjeçare nga tre fakultete, Gjuhet e Huaja, Fakultetit të Drejtësisë dhe atij të Shkencave të Natyrës. Studentet e shkencave ekzakte ishin më të dobëtit, madje niveli i tyre nuk krahasohej as me nxënësit e klasës së trete fillore. Studimi nxori në dukje edhe notat fiktive që vendosin mësuesit e shkollave të mesme. Ky studim ka përfunduar gati në të njejten kohe kur Ministria e Arsimit vendosi që gjuha e huaj të jetë provim i detyruar në maturë. Për specialistët, ky vendim duhet të ishte diskutuar më parë edhe me specialistet. Megjithatë ata shprehen të bindur se testimi kombëtar i gjuhës së huaj duhet të nisë nga vetë ata që e japin lëndën, mësuesit.

Share This Video


Download

  
Report form