Shqiptaret kërkojnë te punojnë me te huaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shprehja "shefi ka gjithmonë te drejte" për shqiptaret vlen me shume kur shefi është shtetas i huaj. Shume prej atyre qe aplikojnë për një vend pune, preferojnë te punojnë ne kompani qe menaxhohen nga shtetas jo shqiptare, për shkak se kodi i punës, sipas tyre, zbatohet me shume sesa ne sipërmarrje shqiptare. Agjencitë e Rekrutimit ne Tirane, thonë se individët janë me shume te prirur, për kompani te sigurta ndërkombëtare, sesa për pozicionin e tyre personal, me arsyetimin se ne to kane kushte me te mira pune, duke nisur nga orari, pagesat shtese apo edhe mundësitë, për te bere me pas karriere. Por pse kompanitë shqiptare janë me pak te preferuara, nga ata qe kërkojnë pune? Biznesmenë vendas pranojnë, se u mungon kultura menaxheriale. Tendenca për te rendur drejt fitimit te shpejte, qe ne vitet e para te aktivitetit ekonomik, bën qe një pjese e mire e drejtuesve, te lëne pas dore burimet njerëzore. Ndonëse per shume ekonomiste, çelësi i suksesit te nje kompanie, janë burimet njerëzore, Shqipëria ka bere pak hapa ne këtë drejtim. Dikur sipërmarrjet kishin drejtori personeli, dhe stafi vlerësohej, si një kosto, qe duhej minimizuar. Por ne ditët e sotme po hyn gjithmonë e me shume koncepti i drejtorisë se burimeve njerëzore, ku punonjësit, konsiderohen si një prej kapitaleve te kompanisë.

Share This Video


Download

  
Report form