http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse gjysma e pare e shtatorit na bindi se vjeshta tashme ka mbërritur, fundjava do te riktheje edhe njëherë ditët e ngrohta me diell. Reshjet e shiut qe shoqëruan fillimin e kësaj jave e qe te martën shkaktuan edhe përmbytje lokale ne Tirane e disa qytete te tjera, do te vazhdojnë edhe gjate ditës se enjte, ndonëse ne sasi me te vogël. Temperaturat ndërkohë do te variojne nga 14 grade Celsius minimalja ne maksimumi 25 grade Celsius. Por nga e premtja deri ditën e diel, sinoptikanet parashikojnë qe temperaturat te rriten dhe koha pritet te jete mjaft e mire për te gjithë ata qe duan te kalojnë nje fundjave ndryshe, madje dhe pranë plazheve. Temperaturat do te ngrihen deri ne 26 grade ne bregdet, ndërkohë qe ne zonat malore ato mund te variojne nga 9 deri ne 21 grade. Por fundjava plot diell përben vetëm nje ndryshim te përkohshëm, pasi javën e ardhshme pritet te fillojnë serish reshjet e shiut e bashke me to edhe ulja e temperaturave.