Fundjava e artit vizual në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeqyteti ju flet këtë fundjavë me gjuhën e artit vizual. Tri ekspozita tërësisht ndryshe ju ftojnë të vizitoni Galerinë e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar. Ekspozita që hap dyert nisur nga pasditja e kësaj të premteje është ajo e fotografisë, koncepti artistik i së cilës vjen nga Dyseldorfi. Nën titullin ZOOM, Muzeu ju fton të shijoni në këtë tetor gjerman pak më shumë art nga europa. Një realitet tërësisht ndryshe do ta gjeni në një nga sallat e Galerisë. fenomenet që lëngojnë në shoqërinë shqiptare do t?i gjeni mes tablove, istalacioneve dhe videoprojektorëve në Galerinë e Arteve. Oltsen Gripshi ju prezanton në doza disi ironike dhe therëse histori internimi, vetëvrasjeje, kurbanin e një qengji dhe një filxhan kafeje të kthyer. Në sallën ngjitur të galerisë, pa korniza të mëdha, pa shumë ngjyra të theksuara, Abaz Hado ju fton në një ekspozitë me punime grafike të realizuara në linoleum. Më e varfër vjen skena teatrale, e cila këtë fundjavë ofron shfaqje të vjetra. Teatri Kombëtar do të ngjisë veprën ?sonte do të luajmë pa tekst?, një shfaqje që vjen si alternativë për të gjithë ata që nuk mundën ta shijojnë sezonin e shkuar. Skena eksperimentale vijon ?kthimin në shtëpi?, një vepër e Harold Pinterit që e nisi rrugëtimin artistik fundjavën e shkuar, ndërsa në Teatri i Operas dhe Baletit ia ka lënë skenën një shfaqjeje të aleancës franceze vetëm mbrëmjen e së dielës.

Share This Video


Download

  
Report form