http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania "CEZ shperndarje" ka anulluar proceduarat e tenderit per blerjen e energjise elektrike per vitin 2014. Shkak per kete situate eshte bere statusi qe ka aktualisht kjo kompani, çka do te thote qe vendimmarrje te tilla, qe kane impakt afatgjate, pritet te merren nga qeveria e re. Diten e premte, Enti Rregullator i Energjise, institucioni qe certifikon çdo vendimarrje te kompanise CEZ, ka derguar nje shkrese zyrtare ne drejtim te CEZ-it, ku i kerkon pezullim te procedurave. Kryetari ne detyre i Entit Rregullator te Energjise Shkeqim Bozgo, i kontaktuar nga Vizion Plus, tha se kjo vendimmarrje duhet t'i perkase qeverise se re, e cila do te vendose nese kete procedure do ta kryeje kompania CEZ apo ministria e linjes. Fakti qe kompania CEZ eshte ne nje administrim te perkohshem shteteror, ben qe vendimmarrje te tilla me shuma te konsiderueshme, te jene pergjegjesi e kabinetit te ri. Ne baze te ligjit, CEZ ka per detyre qe te siguroje te gjithe sasine e nevojshme te humbjeve, per te garantuar furnizimin me energji. Kete sasi kompania mund ta bleje nga KESH-i ose ne tregun nderkombetar. Shtyrja pa nje afat e ketij tenderi mund te ndikoje ne rritjen e kostove, pasi nga nisja e procedurave deri ne miratimin e kontrates, nevojitet rreth nje muaj. Kjo mund te sjelle çmime me te rritura te energjise elektrike.