Një dite para se Ministria e Financave te shpalle fituesin e tenderit për llotarinë kombëtare, procesi është veshur me hije dyshimi për paracaktimin e tij. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dërguar një letër Ministrisë se Financave ku i kërkon informacion te detajuar lidhur me këtë tender, brenda 15 ditëve. Ne beteren e tij zoti Balla kërkon te dhëna lidhur me kriteret e përcaktuara ne ligj për përzgjedhjen e fituesit si dhe pritshmërinë qe do te ketë buxheti i shtetit nga kjo lotari. Kërkesa e Partisë Socialiste vjen ne një moment kur, një nga kompanitë qe ka shfaqur interes për licencën e llotarisë kombëtare, grekja "Intralot", i ka dërguar një letër ankese kryeministrit Berisha ashtu edhe Ministrit te Financave Ridvan Bode. Ne letrën e saj kompania jep informacione te detajuara, sipas te cilës kriteret qe ka përcaktuar qeveria për firmën fituese nuk janë profesionale, por janë kushte qe te paracaktojnë fituesin. Sipas "Intralot", një sere dokumentesh qe kërkohen ne këtë tender, mund te ofrohen nga një numër i limituar kompanish, duke përjashtuar një sere firmash te tjera me eksperiencën ne këtë fushe. Përfaqësuesit e "Intralot" vijojnë me tej argumentet ne letrën e tyre duke shprehur se konkurrenca është e limituar dhe i kërkon qeverise qe te shtyje afatin e tenderit duke ri pare edhe një here procedurat dhe kriteret. Ndonëse nuk ka një çmim konkret se sa do te kushtoje licenca e vetme e lotarisë kombëtare, firma fituese do te depozitoje ne një nga bankat një shume prej 500 milion lekesh ne forme garancie. Sipas vendimit te qeverise, data 20 qershore është edhe afati i fundit kur firmat e interesuara do te dorëzojnë ofertat e tyre pranë Ministrisë se Financave. Deri me tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Financave lidhur me këtë proces.
A day before the Ministry of Finance to award the tender for national lottery, the process is coated with a shadow of doubt about his destiny. Socialist Party deputy, Taulant Balla, sent a letter to the Ministry of Finance which requires detailed information regarding this tender, within 15 days. In his beteren Mr. Balla requires data on the criteria set in law for the selection of winners and will have the expectation that the state budget from the lottery. Socialist Party demand comes at a moment when one of the companies that has expressed interest in the national lottery license, the Greek "INTRALOT", has sent a complaint letter to Prime Minister Berisha and the Minister of Finance Ridvan Dode. In her letter the company provides detailed information according to which the criteria that determined the winning firm's government are not professional, but are prescribing the conditions to the winner. Under "INTRALOT", a series of documents that are required in this tender may be offered by a limited number of companies, excluding a number of other firms with experience in this field. Representatives of "INTRALOT" following further arguments in their letter stating that competiti...