https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Publikoni emrat e karburanteve" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Ekonomisë deklaron se nuk ka asnjë pengesë ligjore që detyron metrologjinë të mos publikoje emrat e pikave të karburanteve që vjedhin klientët. Sipas zv.ministrit të ekonomisë Enno Bozdo, sot i është nisur një letër zyrtare drejtorisë së metrologjisë, ku i komunikohet vendimi, se duhet të shpalle sa më parë listën me emrat e karburanteve që mashtrojnë konsumatorin. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim nga drejtoria e metrologjisë, edhe pse Vizion Plus u përpoq për këtë dhe drejtoria ne fjale pretendonte se e pengonte ligji, qe tu tregonte qytetareve, pikat e karburantit, ku ata mashtrohen. Nga ana tjetër shoqatat e biznesit ngulin këmbë që emrat e karburanteve te bëhen publike, pasi vjedhja në sasi, penalizon bizneset, duke krijuar kosto të mëdha për ta. Vetëm gjatë 2013-ës ka 48 raste të denoncuara nga konsumatorët për vjedhje në sasi te karburanteve,pranë zyrës për mbrojtjen e konsumatorëve. Hasan Stafa shprehet se deri tani asnjë pikë karburanti, nuk është mbyllur edhe pas denoncimeve që ZMK, ka bërë në organet kompetente. Një jave me pare ishte kryeministri Berisha, qe ne mbledhjen e qeverise urdhëroi ministrinë e ekonomisë të ndërmerrte hartimin e një akti normative, nëse do të konkludohej pengesë ligjore për publikimin e emrave. Dje metrologjia dorëzoi në Ministrinë e Ekonomisë draftin me ndryshimet përkatëse, por sot ministria vendosi që emrat e këtyre kompanive mund të dalin, pa qenë i nevojshëm miratimi i aktit normativ.

Share This Video


Download

  
Report form