http://www.vizionplus.tv/
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv
Shpërthimi në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986 ka lënë pasoja më të forta dhe më afatgjata nga sa mendohej. Ekspozimi ndaj radioaktivitetit ka sjellë dëme ekstreme jo vetëm te njerëzit, por edhe në ekosistem. Madje sipas një studimi të fundit, gjurmë të radioaktivitetit janë gjendur edhe te pemët që ende nuk kishin mbirë në kohën e shpërthimit. Kërkimi shkencor është zhvilluar në Piripat, qytetin tashmë fantazmë, pranë të cilit ndodhej centrali bërthamor. Sipas ekipit të shkencëtarëve, efektet më të dëmshme u regjistruan në vitet e para pas shpërthimit. Rrezatimi bëri që pemët të ishin më të ndjeshme ndaj mungesës së ujit dhe shumë prej tyre u thanë. Në pemë të ndryshme, përfshirë edhe ato që mbinë pas vitit të tragjedisë, duken qartë shenjat radioaktive. Një fatkeqësi e përafërt me atë të Çernobilit u shënua edhe në centralin bërthamor të Fukushimës në mars të 2011-ës në Japoni, pas cunamit shkatërrimtar. Pasojat e atij fataliteti ndihen edhe sot e kësaj dite. Qeveria ka kërkuar koordinimin e autoriteteve për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të ekosistemit. Një sasi e madhe uji i ndotur nga radioaktiviteti qarkullon ende në brigjet e Fukushimës.
Explosion at the Chernobyl nuclear plant in Ukraine in 1986 has left severe consequences and long term than expected. Exposure to radiation has caused extreme damage not only to people but also the ecosystem. Furthermore, according to a recent study, found traces of radioactivity are also trees that had not yet sprouted at the time of the explosion. Research is conducted in Piripat, ghost town now, which was near the nuclear plant. According to the team of scientists, the most harmful effects were recorded in the first years after the explosion. Radiation caused trees to be more sensitive to lack of water and many of them died. In various trees, including those that sprouted after the tragedy, obviously radioactive signs. A disaster similar to that recorded in the Chernobyl nuclear power plant in Fukushima in March of 2011 in Japan after the devastating tsunami. The consequences of that fatality feel even today. The government has asked the authorities to coordinate actions to protect the ecosystem. A large amount of water contaminated by radioactivity still circulating on the coast of Fukushima.