http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria greke do te përshpejtoje procedurat per krijimin e qendrave te reja te strehimit te 30 mije emigranteve brenda tre javëve te ardhshme. Vendi duhet te siguroje akomodimin e te gjithë azilkërkuesve dhe te parandaloje nje krize humanitare. Aktualisht kapaciteti eshte vetem per 38 mije vete, por ne kete shtet gjenden mbi 50 mije refugjate. Shqetësim kryesor mbetet kampi ne Idomeni ne veri te vendit, i cili është i mbipopulluar. Ketu situata eshte përkeqësuar, veçanërisht oret e fundit me përkeqësimin e motit. Ndonese pritet shpërngulja e emigranteve ne qendra te tjera me kushte me te mira, deri tani kjo nuk ka ndodhur, per shkak edhe te rezistencës se refugjateve. Nga disa kampe gjithashtu jane larguar agjencitë e ndihmave ne shenje proteste ndaj marrëveshjes se arritur me Turqinë, qe sipas tyre shkel ligjin ndërkombëtar. Ky vendim ka çuar ne nje situate edhe me dramatike per refugjatet. I vetmi lajm pozitiv eshte se te dhënat e fundit te qeverise flasin per nje rënie te valës se mbërritjeve. Ne 24 orët e fundit per here te pare qe nga firmosja e marrëveshjes mes Turqise dhe BE-se nuk ka patur zbarkime te refugjateve. Megjithatë, me shume se me efektivitetin e ketij pakti, kjo duket te kete lidhje me motin e keq.