Basha ende i pavendosur për të rikandiduar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
21 qershori është procesi i pare zgjedhor për Lulzim Bashen si kryetar i Partisë Demokratike. Një beteje  qe duket e vështire, veçanërisht per shkak te rezultatit te dobët te se djathtës ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ne vitin 2013, pa llogaritur këtu qe opozita po hyn ne nje proces zgjedhor me nje harte territoriale te cilën e ka kritikuar si te disfavorshme. E ne këtë atmosfere Lulzim Basha si lider i opozitës e si njeriu qe i ktheu Bashkinë e Tiranës Partisë Demokratike, pas me shume se nje dekade ende nuk ka marre nje vendim pikërisht per kryeqytetin; nëse do te jete ai qe do te kërkoje nje mandat te dyte apo beteja e vështire per te fituar Tiranën, do t?i caktohet dikujt tjetër ne Partine Demokratike. As nje vendim nuk ka marre Lulzim Basha edhe per koalicionin me te cilin do te hyje ne zgjedhje edhe pse duket se kryetari i PD e ka përvijuar qëndrimin e tij me te paktën nje parti; ate te Shpëtim Idrizi, i cili u votua si deputet ne listën e Partisë Demokratike dhe ka shpallur se negociatat per zgjedhjet do ti beje me te gjithe krahët e politikes. Por Lulzim Basha nje strategji per zgjedhjet lokale e ka te qarte dhe kjo eshte beteja e dekriminalizimit te ciles do t?i nënshtrohen edhe kandidatet e opozitës ne kete gare. Por, ndërsa zgjedhjet duken ende larg; per liderin e opozitës parësore dhe emergjente mbetet beteja per largimin e Ilir Metës nga post ii kryetarit te kuvendit si kusht i panegociueshem per nje hetim te paanshëm te akuzave te deputetit Tom Doshi se Meta është porositësi i vrasjes se dy deputeteve. Dorëheqja e Ilir Metës dhe ndryshimi i legjislacionit ne mënyrë qe personat me rekorde kriminale te mbahen larg politikes dhe posteve ne administratën publike duket se do te dominojnë aksionin opozitar ne keto jave deri ne fillimin e fushatës elektorale

Share This Video


Download

  
Report form