http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Euro nuk po arrin te forcoje pozitat ne tregun valutor. Pas një zhvlerësimi disa javor kundrejt lekut, ketë te premte euro u këmbye me 134 lekë në shitje. Eksperti i ekonomisë Zef Preci përforcon qëndrimin e tij se, nënçmimi i euros kundrejt lekut ka ardhur si pasojë e aktiviteteve të jashtëligjshme, siç është trafiku i drogës. Por sipas Precit, ky forcim i lekut është një kërcënim për ekonominë tonë. Nëse kjo situatë do të vijojë Preci thotë se duhet të ndërhyjë Banka e Shqipërisë. Por e gjithë kjo situatë ka edhe një efekt pozitiv për ata kredimarrës në euro. Këstet e tyre mujore si pasojë e zhvlerësimit të euros do të jenë më të lira.