http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej një viti një sërë institucionesh ndërmorën fushatë publike dhe ligjore për të rritur sigurinë rrugore, duke ndalur qarkullimin pa kriter të furgonëve nga 1 janari i 2017. Por sot dëshmitë e pasagjerëve janë shqetësuese. Reforma e transportit publik për të disiplinuar këtë treg duket se nuk ka dhënë rezultat në praktik. Ky fakt përforcohet edhe nga shoferët e autobusëve. Qeveria miratoi një ditë më parë kriteret e biletës që do të aplikohet në transportin brenda dhe jashtë qytetit. Kohë më parë janë miratuar kritere të reja për standardin e autobusëve apo mikrobusëve që duhet të ofrojnë shërbim publik. Por a vlejnë këtë investime të operatorëve kur informaliteti vijojnë të jetë ende kaq prezent? Kontrolli i këtij tregu është përgjegjësi e Ministrisë së Transporteve, e Policisë Rrugore apo edhe e pushtetit lokal. Por mesa duket këto institucione nuk e kanë ende në axhende për këtë fillimi viti.