Arvizu: Mungon bashkëpunimi polici-prokurori -- Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtojnë presionin per nje lufte me te ashpër kunder trafikimit te qenieve njerëzore ne Shqipëri. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nga qyteti i Elbasanit u shpreh se qeveria aktuale shënoi nje rënie të performancës ne këtë drejtim. Ai nënvizoi gjithashtu se mazhoranca e re dhe qeveria e saj duhet të kenë prioritet fuqizimin e luftës kundër trafikimit të personave dhe për këtë do të ketë mbështetje më të madhe nga SHBA.. "Ndonëse është bërë përparim, përsëri sipas vlerësimit tonë është vënë re që ka pasur rënie performance nga ana e qeverisë shqiptare nga ana e trafikimit, dhe rezultati praktik i saj ka qenë që Shqipëria ka lëvizur poshtë në shkallë në atë që quhet lista e dështimit të Grupit 2. Në komunikimet tona me Ramën, dhe Metën, dhe disa aktorë të tjerë kemi folur që qeveria e re duhet ta ketë një nga gjërat që duhet të marrë parasysh, ndërsa do të fuqizohen ndihmat që do të ofrohen." Edhe për luftën kundër korrupsionit diplomati amerikan u shpreh kritik teksa vërejti se ka probleme me zbatimin e ligjit. Madje sipas tij policia dhe prokuroria ne disa raste nuk bashkëpunojnë me qellim. "Për prokurorinë dhe policinë problemi është se ata nuk punojnë së bashku, dhe ndonjëherë kam përshtypjen se ata po përpiqen të mos punojnë së bashku. Kjo do të jetë në fakt përparësia e qeverisë së SHBA me administratën e re këtu. Për këtë arsye janë të nevojshme arrestimet më të suksesshme, ndjekjet penale, gjithashtu edhe dënime të fajtorëve. Qofshin këto çështje korruptive, raste të pandëshkushmërisë ose raste kriminale që meritojnë të ndëshkohen. Kjo është ajo që qytetarët e Shqipërisë kërkojnë dhe kjo është ajo që ata meritojnë." Ambasadori amerikan i beri këto komente pas një tryeze të rrumbullakët qe ai zhvilloi me organizata jo fitimprurëse në Elbasan si dhe me kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, me te cilët diskutoi mbi mundësitë e parandalimit te trafikimit të qenieve njerëzore.

United States of America increase pressure for a tough fight against the trafficking of human beings in Albania. U.S. Ambassador Alexander Arvizu from the city of Manchester said that the current government performance marked a decline in this regard. He also emphasized that the new majority and its government should prioritize strengthening the fight against trafficking in persons and would therefore have greater support from the U.S. .. "Although progress has been made, again according to our assessment, we observed that there was a decrease performance by the Albanian government by trafficking, and its practical result was that Albania has moved down the ladder in what is called the failure list Group 2. In our communications with Rama, and Meta, and several other actors have spoken to the new government should be one of the things that should be taken into account, and will strengthen assistance to be provided. "Even the fight against corruption U.S. diplomat as noted critic stated that there are problems with law enforcement. Ev...

Share This Video


Download

  
Report form