Zgjedhjet, hetimi i 3-te i Rames - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

Demokratët nuk kanë pritur më shumë se 12 orë, pas deklaratës së kryeministrit Berisha ne seancën e djeshme parlamentare per te ngritur komision hetimor për Edi Ramën, pas incidentit te pretenduar me diplomatin Egin Ceka në Vjenë. Në projekt-vendimin,e dorëzuar paraditen e se premtes, që parashikon hetimin e rrethanave të ngjarjes së 24 prillit, nuk përmendet emri i liderit të opozitës, por thuhet se do të nxirren përgjegjësitë e individëve të përfshirë në incident. Në relacionin shoqërues gjithsesi nënvizohet si rrethane për hetim, e dhëna se Rama me veprime fizike i është avitur dhe e ka kapur në pjesën e kokës dhe të flokëve, duke e tërhequr me dhunë, diplomatin Ceka. Veprimi sipas kërkesës se demokrateve,shpreh jo vetëm dhunën fizike, por edhe sinjale të pastra poshtërimi, shpërfilljeje dhe fyese, thuhet në relacion. Demokratët kujdesen të argumentojnë se kanë afat për nisjen e hetimit deri në 7 maj, kur mbaron mandati i kësaj Legjislature, pas te cilit nuk mund te ketë një hetim parlamentar. Opozita e konsideron qesharake nismën e shumicës. Sajmir Tahiri,thotë për Vizion Plus se mazhoranca kërkon të hedhe balte mbi opozitën para zgjedhjeve, por efekti do të jetë i kundërt ne 23 qershor.
Analisti Andi Bushati, autor i emisionit Zonë e Ndaluar, thotë se produkti i komisionit Hetimor është i ditur qe ne nisje, por nga ana tjeter,edhe lideri i PS-së duhet të dëshmojë maturinë e një kandidati për kryeministër. Ky është komisioni i tretë hetimor ngritur qe ngrihet per aktivitetin e liderit të opozitës Edi Rama. Në 2003-shin, Rama në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës u akuzua për shpërdorim detyre dhe të fondeve publike. Puna e komisionin te drejtuar nga Sokol Olldashi u kthyen në séanca per show public ne forme e përmbajtje. Në prag zgjedhjeve të 2009-ës, pikërisht në muajin prill, demokratët ngritën Komisionin "Xhaferri", për praktikat dhe procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit,dhe kjo serish përkoi me periudhën parazgjedhore. Kjo është hera e tretë, që të djathtët tentojnë të provojnë përmes hetimit parlamentar ne prag te zgjedhjeve, se kundërshtari i tyre ka pika te errëta ne raport me ligjin dhe abuzimin, dhe synimi është i qarte, një efekt i mundshëm.

Democrats did not wait more than 12 hours after the declaration of Prime Minister Berisha in yesterday's parliamentary session to raise the commission of inquiry to Edi Rama, after the alleged incident with Egina Ceka diplomat in Vienna. In the draft decision, submitted before noon Friday, providing an investigation of the circumstances of the events of April 24, did not mention the name of the leader of the opposition, but said that will be issued responsibilities of individuals involved in the incident. In the accompanying report however noted as inquiry circumstances, the fact that Rama was avitur physical actions and has caught the scalp and hair, pulling violently, Ceka diplomat. Acting on the request of Democrats, said not only physical, but also the cleanest signals humi...

Share This Video


Download

  
Report form