http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
19 mijë e 500 kuota janë të lira për maturantët në fazën e dytë të pranimeve në Universitete. Kryeministri Rama e quajti sukses këtë proces dhe ne komunikimin javor në Facebook, ai theksoi se është zbatuar me rigorozitet kriteri i meritës. Por aplikimi në këtë fazë të dytë është po aq i rëndësishëm. Rama u kërkon maturantëve të bëjnë kujdes dhe të ndjekin me përpikëri rregullat e sistemit, pasi të gjithë do të kenë një mundësi pranimi. Ndërsa theksoi se reforma në arsim, nuk do të ndalet këtu, kryeministri u dha kurajo nxënësve që të vijojnë më tej sfidën e shkollës së lartë.