Masa për nxitje te kreditimit - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Bordi i bankës së Shqipërisë ka miratuar sot paketën e masave të cilat synojnë nxitjen e kreditimit. Konkretisht këto masa kane si qellim te detyrojnë bankat e nivelit te dyte te investojnë me shume para brenda vendit. Gjatë daljes publike të tij, guvernatori Ardian Fullani, bëri thirrje që parlamenti shqiptar të miratojë ndryshimet në kodin civil që synojnë përshpejtimin e ekzekutimit të kolateralit. Duke bërë një analizë të situatës ekonomike në vend, guvernatori u shpreh se gjatë kësaj kohe bankat po qëndrojnë shumë konservatore, ndërkohë që ulja e normës së interesit për lekun ka reflektuar më shumë në uljen e interesit të depozitave. Paketa me masat e Bankës së Shqipërisë ka hasur në kundërshtim të bankave tregtare të cilat janë shprehur se kushtet ekonomike në Shqipëri nuk janë të përshtatshme për të investuar para në euro, në një kohë që më shumë se gjysma e depozitave në vend është në këtë monedhë. Nga ana tjetër përforcimi i ligjit për ekzekutimin e kolateralit kërkon votim me shumicë të cilësuar.

The Board of the Bank of Albania has approved today the package of measures aimed at boosting lending. Specifically these measures are aimed to force the second-tier banks to invest more money in the country. During its public release, governor Ardian Fullani, called Albanian parliament to approve the amendments to the civil code aimed at accelerating the execution of collateral. By analyzing the economic situation in the country, the governor said that during this time the banks are staying very conservative, while the decrease of interest rates on lek reflected more in reducing deposit rates. Package measures the Bank of Albania has faced opposition which commercial banks indicated that economic conditions in Albania are not suitable for investing money in euros, at a time when more than half the country is in this currency deposits . On the other hand strengthening the law on execution of collateral requires a qualified majority vote.

Share This Video


Download

  
Report form