Nismat e Bankës së Shqipërisë për të nxitur kreditimin nuk gjejnë konsensus brenda anëtarëve të komisionit të ekonomisë. E vetmja pikë që janë dakord të dyja palët, si PS dhe PD, janë rregullimet që kërkon kodi civil sidomos në pjesën e ekzekutimit të kolateralit, por për socialistët nuk mbetet ky problemi i vetëm i kreditimit të ekonomisë.
Këto argumente lëne pezull situatën nëse PS, do të japë votën në parlament për të miratuar këto ndryshime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Një tjetër pikë e cila hap debat në paketën e masave që do të marrë së shpejti banka qendrore është rritja e koefiçentit të riskut për investimet që bankat e nivelit të dytë bëjnë jashtë vendit, gjë e cila sipas Selami Xhepës mund të krijojë probleme në tregun e brendshëm. Një nga problemet kryesore që ekspertët nënvizojnë për ekonominë e vendit në kushtet e prekjes nga kriza ekonomike është harmonizimi i politikës monetare me atë fiskale, në një kohë që ulja e normës së interesit për lekun gjatë muajve të fundit ka shërbyer vetëm për rënien e kostos së borxhit dhe shumë pak për nxitjen e konsumit.
Bank of Albania's initiatives to promote lending to find no consensus within the economics committee members. The only point in favor of both sides, both the SP and DP are seeking civil code regulations especially in the execution of the collateral, but the Socialists there remains the problem of only lending to the economy.
These arguments pending situation if PS, will give a vote in parliament to approve these changes require a qualified majority. Another point which opens the debate on the package of measures that will be taken soon the central bank is to increase the coefficient of investment risk that commercial banks do abroad, which according Selami Xhepës can create problems in the market interior. One of the main problems that the experts underline the country's economy in terms of tactile economic crisis is the harmonization of monetary and fiscal policy, at a time that the reduction of interest rates on lek in recent months has only served to decrease the cost of debt and too little to encourage consumption.