Ditën e parë pas kthimit nga Haga, nga ku u shpall i pafajshëm për akuzat për krime lufte, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, e ka nisur me nderime për figurat emblematike te vendit. Haradinaj zhvilloi fillimisht një vizitë në familjen Rugova, ku u prit nga dy djemtë e ish-presidentit, Uka dhe Mendimi. Me pas Haradinaj zhvilloi homazhe ne varrin e Ibrahim Rugoves dhe ne shtatoren e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, ish-kreu i qeverise se Kosovës, tha për mediat se e ka filluar aktivitetin e tij me shprehjen e mirënjohjes për njerëzit që bënë historinë e vendit, ndërsa ditët në vijim do të flasë për çështjet politike. Megjithatë, pa përmendur mundësinë e ndonjë koalicioni, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, për një qeverisje cilësore. Gjatë ditës, Haradinaj u prit në një takim nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Nga ana tjeter edhe pse vete palet nuk shprehen per fatin politik te Haradinajt, kete kane filluar ta bejne mediat e Kosovë. Disa te përditshme shkruajnë se kreret e partisë Demokratike te Kosovës dhe aleancës per ardhmërinë e Kosovës kane arritur tashme nje marrëveshje per koalicion qeverisës. Mediat njoftojnë gjithashtu se bisedimet mes dy forcave politike, kishin nisur qe prej nje jave dhe jane konkretizuar me mbërritjen e Ramush Haradinajt ne Prishtine. Sipas burimeve te afërta me me kryeministrin Thaçi dhe zotin Haradinaj, brenda 10 ditësh, do te finalizohet koalicioni PDK-AAK. Pritet qe partia e Ramush Haradinajt te marre poste te rëndësishme ne qeveri, por mbetet per t'u saktësuar se kush do te jete kryeministër, Hashim Thaçi apo kreu i AAK,tashme i çliruar nga te gjitha akuzat e Hagës për krime lufte ne ngjarjet e vitit '99.
First day after returning from The Hague, where he was acquitted of war crimes charges, former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj, began with homage to the emblematic figures of the country. Haradinaj originally held a family visit Rugova, where he was received by the two sons of the former president, Uka and Reflection. After Haradinaj held homage at the tomb of Ibrahim Rugova and the Statue of KLA commander, Zahir Pajaziti in Pristina. Responding to media interest, the former head of the Kosovo government, told the media that he has started his activity with the expression of gratitude to the people who made ??the history of the country, while the following day will talk about political issues. However, no mention of the possibility of a coalition, he expressed his willingness to cooperate, to quality governance. During the day, Haradinaj was granted a meeting with the President of Kosovo, Atifete Jahjaga. On the other hand, although the parties themselves say not to Haradinaj's political fate, this has begun to make Kosovo media. Some day write that the heads of the Kosovo Democratic Party and the Alliance for the Future of Kosovo have already reached an agreement for the governing coalition. The media also repor...