Peripecitë e Ramush Haradinajt me drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk është hera e pare qe Ramush Haradinaj ndalohet nga autoritetet europiane per shkak te urdherarresteve serbe qe ekzistojnë ne arkiva qe nga koha e pasluftës. Rasti i fundit qe vazhdimi i sagës se ndalimeve dhe përtalljeve te herëpashershme me drejtësinë per ish-kryeministrin e Kosovës, nga te cilat ai gjithmonë ka dale i pafajshëm. Me pare, Haradinaj është ndaluar dhe madje është mbajtur per disa dite nga autoritetet ne Slloveni, kur po udhëtonte nga Gjermania ne drejtim te Kosovës ne datën 17 qershor 2015. Preteksti ishte i njëjte: nje urdhërarrest ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet serbe ne vitin 2005. Pas verifikimeve, Haradinaj është lene i lire dhe është kthyer fillimisht ne aeroportin e Rinasit, kur ne ate rast dha edhe nje deklarate per mediat. Ne vitin 2012 Haradinaj u shpall përfundimisht i pafajshëm per të gjitha akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Rigjykimi i tij u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë, e cila më 2008 i kishte dhëne pafajësinë. Pikërisht problemet me drejtësinë ndërkombëtare e detyruan ate qe ne 8 mars te vitit 2005 te jepte dorëheqjen si kryeministër, vetëm pak muaj pasi kishte marre detyrën. Haradinaj, ish-komandant i larte i UCK-se, aktualisht mban postin e kryetarit te AAK-se.

Share This Video


Download

  
Report form