Dita e parë e punës e zv/ministres Kospiri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është rruga e përditshme qe do te beje Bardhylka Kospiri per ne zyrën e re te punes. Aktivistja e njohur per te drejtat mbi personat me aftësi te kufizuar, nga kjo e hene eshte zyrtarisht zv/ministre e ministrisë se Mireqenies Sociale dhe Rinise. E shoqeruar nga asistenti i saj, Kospiri i drejtohet sallës me ane te ashensorit, ku bashke me zëvendës ministren tjetër Genta Sula, prezantohen me stafin e ministrisë. Duke u bere i pari person me aftësi te kufizuara qe merr nje post te tille ne historinë e shtetit shqiptar, Bardhylka Kospiri, tregon për Vizion Plus, se ardhjen ne kete zyre e sheh si sfidën e saj me te madhe, per mbështetjen ndaj kategorisë qe përfaqëson. Zv/ministrja deklaron gjithashtu se kete dite te pare pune e nisi me shqyrtimin e emergjencës mbi pagesat e invalidëve. E vlerësuar disa vite me pare nga Uashingtoni zyrtar, si "gruaja e kurajos", edhe pse mbi karroce, per Kospirin paragjykimet do te luftohen edhe nga këtu.

Share This Video


Download

  
Report form