Të ardhurat në buxhet për 2012-ën jo vetëm që nuk janë realizuar në krahasim me planin, që ka patur qeveria, por ato kanë rënë edhe po të llogariten me atë çka ekzekutivi ka mbledhur një vit më parë.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, nëse zbresim nga të ardhurat totale të 9 muajve të parë të vitit, normën e inflacionit, atëherë vlera e treguesve fiskalë del negative, dhe sipas specialistëve në rastin më të mirë, rritja ekonomike mund të rezultojë 0%, shumë larg parashikimit të bërë nga financat. Por ajo çfarë ekspertët shohin në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, është mosfunksionimi i taksës së sheshtë, dhe fokusimi i realizimit të buxhetit në taksat nacionale. Deri tani realizimi i të ardhurave në buxhet ka qenë më i ulëti në 10 vitet e fundit. Disa ditë më parë financat prezantuan edhe buxhetin në komisionin e Ekonomisë, buxhet i cili u kundërshtua fort nga opozita për sa i përket parashikimit optimist prej 4% të rritjes ekonomike dhe tejkalimit të nivelit të borxhit publik.
Revenue in the budget for 2012 not only realized in comparison to the plan, which has been the government, but they have fallen even if you count what the executive has assembled a year ago.
According to economic experts, if we subtract from the total revenues of the first 9 months of the year, the inflation rate, then the value comes out negative fiscal indicators, and according to specialists in the best case, economic growth may result in 0%, far forecast made ??by finances. But what experts see in next year's draft, is the malfunction of the flat tax, and the focus of the implementation of the budget in national taxes. So far the revenues in the budget was the lowest in 10 years. A few days ago presented the finance committee budget of Economy, Budget which was strongly opposed by the opposition regarding the optimistic forecast of 4% growth and exceeding the level of public debt.