Reflektim i shpejtë kuqezi - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Shqipëria i ka dhene lamtumiren ne menyren me te mire stadiumit te vjeter "Qemal Stafa" ne takimin e saj te fundit, duke fituar 1-0 perballe tabuse Slloveni ne eliminatoret e botërorit. Nje ndryshim rrënjësor per kuqezinjte qe vinin pas nje humbje shokuese disa dite me pare me Islandën. Nje formacion i ndryshuar nga De Biasi duke ndrequr pikat e dobeta, porte, mbrojtje mesfushe dhe nje agresivitet qe nga minuta e pare ne kërkim te rrjetës kundërshtare. Nje reflektim i menjëhershëm dhe nje deshire e madhe per ta fituar ndeshjen perballe Sllovenise, e cila nuk ishte ajo skuader e dikurshme qe kishte fituar 3 here dhe kishte marre dy barazime perballe Shqipërisë. Edhe pse ne nje terren te veshtire dhe nje prapavije e kujdeshme nga skuadra e Stojanovic, kuqezinjtë arriten te finalizonin aksionet e tyre ne minuten e 37 kur Roshi, nje motor i vertete ne fushe arriti te mposhte portierin kundërshtar. Edhe pjesa e dyte filloi me te njejtin rritem nga djemte e De Biasit kur perseri mesfushori i Frankfurt mund te shenonte golin e dyte nese Handanovic nuk do te ishte treguar i vemendshem. Minutat e fundit edhe pse kishin veshtiresi Shqipëria arriti te administronte rezultatin kjo fale edhe ndërhyrjes se trajnerit per te përforcuar rezultatin. Përfundimisht fitore minimale, por mese e merituar per Shqipërinë e cila shkon tashme ne kuoten e 6 pikeve ne renditjen e grupit E. "Pas ndeshjes me Islandën te gjithe na akuzuan se prekem fundin por tashme jemi ne maje. Skuadra luajti mire dhe fitorja na buzëqeshi edhe pse ne minutat e fundit vuajtëm jo pak. Ajo që duhet t'ju them është se shpresa vdes e fundit dhe ne kemi të drejtë të shpresojmë për gjithçka që ka lidhje me kualifikimin. Skuadra ka dhënë sinjale pozitive në fushë dhe unë besoj shumë, pavarësisht se kemi humbur një takim ndaj Islandës, që na ka penalizuar shumë në aspektin e pikëve", - tha De Biasi. Ndersa Stojanovic u shpreh: "Kishim rastet tona per shenim qe nuk ditem t'i shfrytëzonim. Mendoj se ishte nje ndeshje e ekuilibruar e cila u vendos nga nje rast i vetem qe u shfrytëzua nga kundërshtari. Nuk e prisnim nje humbje te tille. Tashme mundesite tona per kualifikim jane minimizuar ne maksimum nga kjo humbje por kjo nuk do te thote se jemi dorezuar. Takimi i ardhshëm i kombëtares shqiptare ne grupin eliminator do te jete ne 22 mars te vitit te ardhshëm ne Norvegji.

Albania has given leave to us the best way the old stadium "Qemal Stafa" at its last meeting, winning 1-0 in front of taboo Slovenia in World Cup eliminations. A radical change for the Rossoneri came after a shocking loss a few days ago with Iceland. A lineup change by De Biasi mending weak points, ports, and an aggressive midfield defense from the first minute in search of the opposing net. An immediate reflection and a great desire to win the game in front of Slovenia, which was not what the former team that had won 3 times and had received two draws against Albania. Although in a difficult terrain and a careful background Stojanov...

Share This Video


Download

  
Report form