Hahn: Shqipëria e Maqedonia hapa të shpejtë drejt BE - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioneri Johannes Hahn ka folur këtë të martë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.Në një intervistë të dhënë për median gjermane ?Die Welt?, Hahn deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë më shumë progress se Serbia dhe Mali i Zi.?Vendet anëtare argumentojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të gjashtë vendet mund të përfshihen. Ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, Serbia dhe Mali i Zi ishin të ashtuquajturat "vrapues" në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia.?Komisioneri foli gjithashtu edhe për çështjen e Kosovës. Ai tha se Kosova me Serbinë duhet të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjet e tyre.?Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore. E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët.?

Share This Video


Download

  
Report form