TI: Shqipëria hapa pas në luftën antikorrupsion në 2019 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit. Një konstatim të tillë e ka bërë organizata ndërkombëtare Transparency International, e cila publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019.Referuar raportit, Shqipëria renditet në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 vende nga viti i kaluar. Në të njëjtën shkallë me Shqipërinë është janë edhe Maqedonia e Veriut, Algjeria, Egjipti dhe Brazili.Edhe këto shtete kanë vetëm 106 pikë. Indeksi i Perceptimit ka radhitur 180 vende në total lidhur me luftën antikorrupsion dhe secilit shtet i janë dhënë nga 0 deri në 100 pikë.Zero pikë do të thotë se vendi është shumë i korruptuar, ndërsa 100 pikë flasim për një vend shumë të pastër nga korrupsioni. Pjesë e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit është edhe Kosova, e cila po ashtu renditet ndër shtetet me korrupsion të lartë. Kosova ka marrë vetëm 36 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 101.Një vit më parë Kosova arriti të merrte 37 pikë dhe të siguronte vendin e 93-të. Pra, sipas raportit, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria kanë bërë hapa pas në 2019 në luftën antikorrupsion.Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda janë shtetet që renditen si vendet më të pastra nga korrupsioni, ndërsa Somalia, Sudani Jugor dhe Siria si më të korruptuarat.

Share This Video


Download

  
Report form