http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokracia ne Shqipëri ka bere hapa pas, duke u kthyer ne nivelin e vitit 2004. Ky është konstatimi i raportit te organizatës ?Freedom House? per vendet ne tranzicion. Ne një sistem vlerësimi ku 1 eshte niveli më i lartë i demokracisë dhe 7 me i ulti, Shqipëria ka 4.14 pike dhe konsiderohet qeveri tranzicioni, ose regjim hibrid ashtu si vitin e kaluar. Disa prej gjetjeve te raportit i beri te ditura per Zërin e Amerikës Drejtori i Projektit ?Vendet në Tranzicion?, Nate Schenkkan.?Bëhet fjalë për një rivalitet politik shumë të ashpër dhe intensiv mes palëve, që ndonjëherë i kapërcen kufijtë e një konkurrence normale, jashtë rregullave të konkurrencës në demokraci dhe kjo mund ta largojë vëmendjen nga reformat institucionale dhe nga përmirësimi i sistemit të drejtësisë, si të çrrënjosim korrupsionin, apo ekonominë informale?.Stanjacionin në Shqipëri, ai e lidh me fenomenin e korrupsionit, që ka depërtuar thellë.?Korrupsioni në Shqipëri është pa diskutim treguesi më negativ në bazë të matjeve që bëjmë ne në 7 drejtime të ndryshme. Kjo vlen për porthuajse të gjitha vendet e rajonit dhe është fakt që lufta më e vështirë për vendet e rajonit, është ajo kundër korrupsionit?.Raporti veren gjithashtu përmirësim në sistemin zgjedhor, miratimin e disa reformave, si ajo për drejtësinë, por thekson rendesine e zbatimit te tyre.?Ne duam të shohim nëse ato do të zbatohen, çfarë ndodh në terren dhe mendoj se me Shqipërinë jemi në këtë pikë. Ka pasur shumë miratime, si decentralizimi, reforma territoriale, por tani duam të shohim nëse po zbatohen ose jo dhe nëse zbatohen, sa efektive do të jenë dhe kjo do ta përcaktojë nëse vlerësimi për Shqipërinë do të përmirësohet?.Rajoni i Ballkanit qe përfshihet ne listën me 29 shtete, ka bere hapa pas dhe tashme dilema per te është sesi te nxiten reformat dhe te mbahet gjalle shpresa per integrim ne BE.