Skandali i Imamit me Spitalin Ushtarak - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Ministri i Mbrojtjes përfshihet ne nje tjeter skandal, kete here me Spitalin Ushtarak. Arben Imami kërkon transferimin e qendrës se Politraumes dhe Ortopedisë ne qendrën spitalore "Nene Tereza". Këtë projekt ministri i Mbrojtjes e ka prezantuar para komisionit te Shendetesise me pretendimin se shërbimi i traumës sot i shërben me shume mjekësisë civile dhe nuk mund te menaxhohet financiarisht nga ministria. Edhe pse pa një strategji konkrete se ku do te vendoset shërbimi i traumes apo mjeket e specializuar njëherësh dhe ushtarake, projekti i Imamit ka gjetur mbështetjen e kreut te Shendetesise. Deputetet e opozitës kane akuzuar ministrin Imami se pas këtij projekti fshihet hapur nje tjeter afere e tij. Per socialistin Eltar Deda, ministri i Mbrojtjes ka si qellim qe ambientet e qendrës kombëtare te Traumes t'ia jape nje spitali privat. Kjo eshte kundërshtuar nga ministri Imami, i cili per asnje moment nuk ka zbardhur projektin e tij per largimin e qendrës se traumes nga Spitali Ushtarak. Edhe ministri i mbrojtjes synon qe Spitalin Ushtarak ta ktheje vetem ne shërbim te ushtrisë, mjeket dhe drejtuesit e ketij institucioni dalin kundër Imamit duke këmbëngulur si për mostransferimin e qendrës te traumës. Ne fakt 5 vjet me pare ideja e bashkimit te qendres se traumes me QSUT u hodh nga ministri i atëhershem i shendetesise Nard Ndoka. Ky propozim u kundërshtua fort jo vetem nga mjeket e Spitalit Ushtarak, por dhe përfaqësues te ministrisë se Mbrojtjes me argumentin se kjo qendër edhe per pozitën gjeografike ku ndodhet pret dhe trajton ne mënyrë te specializuar traumat nga i gjithë vendi. Qendra e traumave e vetmja e këtij lloji ne vend funksionon si e tille qe prej vitit 1993. Çdo dite ne te trajtohen mesatarisht 70 raste te renda qe vijnë me urgjence nga te gjitha rrethet e Shqipërisë.

Defence Minister involved in another scandal, this time with the Military Hospital. Arben Imami requires transfer center Politraumes and Orthopaedic Hospital Center "Mother Teresa". This project Defence Minister presented to the Committee of Health claim that trauma service today serves more civilian medicine and can not be managed by the ministry financially. Although no concrete strategy where it will be placed trauma service or specialized physicians simultaneously military, Imam project has the support of the head of Health. Opposition MPs have accused Minister Imami hiding behind this project open another close it. For socialist Eltar Deda, Defense Minister aims that national trauma center environments to provide a private hospital. This is contradicted by the Minister Imami, who for any moment not revealing his project for the removal of Military Hospital trauma center. The minister of defense seeks Military Hospital to turn only in the service of the army, doctors and directors of this institution go against Imam insisting mostransferimin trauma center. In fact, 5 years ago, the idea of uniting trauma center with QSUT was launched by the then Minister of Heal...

Share This Video


Download

  
Report form