Berisha: PD, mandat te trete - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Pas shqetësimit te OSBE dhe Shteteve te Bashkuara se zgjedhjet e 2013-ës do te jene një gare e egër, kryeministri Sali Berisha, nga Roma, ka bere thirrje për sjelljen e sa me shume vëzhguesve ne zgjedhjet parlamentare te qershorit te ardhshëm. "Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve dhe ju ftoj të vini, të dërgoni vëzhgues në këto zgjedhje. Duket sikur Partia Demokratike e Shqipërisë do të ketë një mandat të ri, sepse ka treguar një angazhim të palëkundur dhe besim të fortë ndaj lirisë dhe vlerave që ndajmë së bashku," është shprehur ai. Kryeministri Berisha ka folur edhe për dhunën qe ka nxitur ne boten myslimane shfaqja e filmit "Pafajësia e myslimaneve", duke sjelle shembullin pozitiv te komunitetit islam ne Tirane. "Më lejoni t'ju vë në dijeni mbi faktet e fundit, pas filmit të 'Pafajësia e myslimanëve', imamët në Shqipëri ishin të pakënaqur, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit të adhuruar Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemik, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t'i edukuar më mirë. Imamët arritën në përfundimin se kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar profetin. Unë besoj se kombi im mund të japë shembuj të mirë në një prej çështjeve më të ndjeshme të kësaj kohe, një tjetër mënyrë që kemi zgjedhur për të afruar vendet e pranverës arabe me Këshillin e Evropës," tha Berisha. Jashtë fjalës se liderit te mazhorances nuk ka mbetur as kriza ekonomike, për te cilën kryeministri ka deklaruar se është koha qe te gjithë shtetet e ndihmojnë njeri-tjetrin.

After the concern of the OSCE and the United States that the election of 2013 will be a wild race, Prime Minister Sali Berisha, of Rome, has called for bringing as many observers in the parliamentary elections of June next. "Albania is heading towards elections and invite you to come, to send observers to the elections. It seems as if the Democratic Party of Albania will have a new mandate, because it has demonstrated an unwavering commitment and firm belief to freedom and the values ??that we share together, "he said. Premier Berisha spoke about the violence that has driven the Muslim world show the film "innocence of Muslims", bringing a positive example to the Islamic community in Tirana. "Let me inform you on the latest facts, after the film 'innocence of Muslims' imams in Albania were disappointed, but they urged their followers to respect worship Prophet Muhammad, to give blood Talasemic children, provide free books for young people, to educate them better. Imams came to the conclusion that this is the best way to honor the Prophet. I believe that my nation can provide good examples in one of the most sensitive issues at this time, another way that we choose to bring the Arab Spring countries with the Council of Europe, "Berisha said. Out word that the majority leader has not left nor the economic crisis, to which the Prime Minister has stated that it is time that all countries help each other.

Share This Video


Download

  
Report form