Problem shpërndarja e teksteve - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Prindër e nxënës janë dyndur ne shkolla ditën e pare te shpërndarjes se teksteve shkollore për arsimin parauniversitar. Pavarësisht deklaratave te Ministrisë se Arsimit se janë siguruar te gjithë librat, mungesa titujsh ka pasur pothuajse, për te gjitha vitet shkollore. Me se shumti ato janë vene re ne tekstet e klasës se 9 dhe te 5. Ne gjimnazin "Sami Frasheri" nxënësit janë përballur me një tjetër situate. Shitja e librave nuk ka nisur për shkak, se nuk kishin ardhur personat e nënkontraktuar nga Shtëpitë Botuese, pasi tregtimi nga vete shkolla është i ndaluar. Komuniteti rom është një nga kategoritë qe përfiton falas tekstet shkollore, por duket se ky urdhër i Ministrisë se Arsimit nuk ka mbërritur ne pikat e shitjes. Prindërit janë detyruar te blejnë me çmim te plote paketën e librave. Shitja e teksteve shkollore do te vijoje per dy jave, por duket se ditën e pare te shkollës, nxënësit do te kenë mungesa ne dy apo tre tituj librash. Mangësitë ne tekste janë specifike sipas shkollave te ndryshme, bazuar mbi tekstet alternative qe ato kane vendosur te përdorin këtë vit shkollor.

Parents of students have flocked to schools on the first day of the distribution of textbooks for undergraduate education. Despite statements to the Ministry of Education are providing all the books, the lack of titles has had almost all the school years. Mostly they are noticed in the texts of grade 9 and 5. We gymnasium "Sami Frasheri" students are faced with another situation. Selling books has not started because there had been subcontracted persons Houses, after trading from separate schools is prohibited. Roma is one of the categories that receives free textbooks, but it seems that the order of the Ministry of Education has not arrived at the points of sale. Parents are forced to buy full priced books package. Selling textbooks will continue for two weeks, but it seems that the first day of school, students will have the absence of two or three titles. Weaknesses in specific texts by various schools based on alternative texts that they have decided to use this school year.

Share This Video


Download

  
Report form