http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse një nxënës, për arsye të ndryshme brenda vitit ndryshon shkollën, atij i duhet të blejë nga e para të gjithë paketën e librave. Shpenzimet dyfish për tekstet janë shqetësimi më i vogël, pasi problemi i vërtete qëndron brenda librave. Prej kohesh nxënësit, mësuesit por dhe prindërit ankohen për cilësinë e teksteve dhe numrin e madh të alternativave. Sot në tregun e librit shkollor janë 8 matematika për klasën e katërt. Të gjitha kanë të mjetin program, por fakti që janë punuar nga 8 dhe më shumë autore, ato kanë ndryshime deri dhe mospërputhje temash. Por nisur nga këto shqetësime të ngritura prej vitesh, Ministria e Arsimit po rishikon reformën e altertekstit. Këshilltari pranë ministres Lindita NIkolla tregon për Vizion Plus se vitin e ri shkollor, në shtator, tekstet do të kenë më pak probleme dhe alternativa. Sipas Agim Lekes reforma synon cilësinë e librave shkollor dhe uljen e mbingarkesës. Një muaj më parë janë tërhequr nga shkollat 110 tituj librash të identifikuar nga mësuesit si tekste të dobët. Deri në mbyllje të këtij viti shkollor, ata janë zëvendësuar me alternativa të tjera. Ndërkohë pranë çdo shkolle 9-vjeçare dhe të mesme janë ngritur komisionet e përzgjedhjes së librave. Mësuesit e lëndeve po shytojnë të gjitha alternativat e miratuara nga ministria dhe në fund do të përzgjedhin vetëm një prej tyre. Specialistet e Ministrisë tregojnë se mësuesit nuk do ndikohen me nga eproret në përzgjedhjen e librave dhe se këtë vit porosia për tekstet e miratuar prej tyre do t'u dërgohet direkt shtëpive botuese nga komisioni i mësuesve. Për herë të parë nuk do të lejohet që një mësues, drejtor shkolle apo i drejtorisë arsimore të fusë në institucionin ku punon, librin e hartuar prej tij.