http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkë me regjistrimin në shkolla, fillon edhe shpërndarja e teksteve falas. Këtë vit të ri akademik Ministria e Arsimit ka shtuar në listën e përfituesve edhe nxënësit e klasës së pestë. Ky ndryshim bëhet pasi edhe klasa e pestë këtë vit fillon të punojë me kurrikulën e re mbi të cilën janë hartuar dhe tekstet mësimore. Në të gjithë vendin janë 155 mijë nxënës të fillores që do të marrin tekstet pa pagesë.Përmes një fondi të veçantë, vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të rinj, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë.Nga eksperienca e këtij viti duket se rikthimi i librave ne bibliotekat e shkollave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve. Ndërsa pjesa tjetër e dëmtuar, qe nuk munden te përdoren përmes një buxheti të posaçëm do te blihen nga ministria e arsimit dhe do te shpërndahen ne shkolla.Të gjitha institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhje apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar. Ato kanë ngritur në çdo shkollë një komision të veçantë për vlerësimin e gjendjes se librave.Duke filluar nga e hëna shpërndarja e teksteve do të vijojë deri me datë 15 shtator, një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor.