Çështjet e pronave ne Strasburg - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 36

Gëzim Bocari përfaqëson një nga pronaret e shumte shqiptare qe ka fituar te drejtën e pronësisë ne Gjykatën Ndërkombëtare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Vendimi i cili penalizon qeverinë shqiptare arrin ne 49 mije euro, si pasoje e zvarritjes se procesit gjyqësor. Zoti Bocari, është pronar i një trualli prej 140 ha ne Jonufër te Vlorës. Ndonëse aty janë kryer ndërtime pa leje, deri me tani nuk ka asnjë ligj qe te beje pronare ata qe kane ndërtuar ne zona turistike. Por si rasti i Bocarit janë me qindra te tjera. Duke iu referuar një raporti te Bankës Botërore, aplikimet e pronave ne këtë Gjykate rriten nga viti ne vit. Një nga njohësit e çështjeve ne gjykatën e Strasburgut, avokati Sokol Puto thotë për "Vizion Plus" se deri me tani, kjo gjykate ka dhënë 32 vendime, nga te cilat ne 27 raste ka fituar ankimuesi, ndërsa penalitetet për shtetin shqiptare kane qene te larta. Por çfarë mbizotëron me shume ne vendimet e gjykatës se Strasburgut. Vendimet me te shumta janë për shkelje apo zvarritje te procedurave nga drejtësia shqiptare, apo mos ekzekutime vendimi. Kaosi me i madh qe ka kryer administrata shtetërore ne vite është ai i pronave. Vendimet e dhëna si nga zyrat e kthimit dhe kompensimit ashtu edhe nga drejtësia shqiptare e kane kthyer çështjen e pronësisë ne një pike te pazgjidhshme, ndërsa kostot po i vuan si qeveria shqiptare me penalitetet qe i duhet te paguaje, ashtu edhe pronari i cili nuk arrin te gëzojë pronën e tij.

Joy Bocari represents one of the numerous Albanian owners won the right of ownership in the International Court of Human Rights in Strasbourg. The decision, which penalizes the Albanian government amounts to 49 thousand euros, as a result of lengthy litigation. Bocari Lord, is the owner of a land of 140 ha in Jonufër of Vlora. Although there have been carried out illegal construction, so far there is no law to make them owners who have built in tourist areas. But as the case Bocarin are hundreds of others. Citing a World Bank report, the applications of properties in this Court increased from year to year. One of the issues we connoisseurs of the Strasbourg court, lawyer says Sokol Puto "Vision Plus" that so far, this court has given 32 decisions, of which in 27 cases the applicant has acquired, and penalties for the Albanian state were higher . But what prevails more in the decisions of the Strasbourg court. With numerous decisions are for violations or delays by the Albanian justice procedures, or not executions decision. Great havoc with the state administration that has done over the years is that of property. Decisions rendered by the office as restitution and compensation as well as by Albanian justice have turned the issue of ownership in a resolvable points, while the costs are serving as the Albanian government penalties that should pay, and the owner who fails to enjoy his property.

Share This Video


Download

  
Report form