Firma për “pronat” në Strasburg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 17

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe nëse qeveria arrin që të miratojë ligjin e ri të pronave në parlamentin shqiptar, ai nuk merr fuqi nëse nuk e vlerëson dhe jep dakordësinë Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Në një intervistë për Vizion Plus, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit sqaron se sfida nuk është vetëm diskutimi me grupet e interesit dhe deputetët e kuvendit, por dhe përgjigjja që do të japë Strasburgu. ?Pasi ligji për pronat të miratohet nga parlamenti, duhet që Gjykata e Strasburgut të japë një vlerësim të tij. Ajo do të kthejë një përgjigje nëse i plotëson standardet e konventës për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sfida përveç diskutimeve në kuvend, është edhe në Strasburg.?Alma Hicka thotë se ligji i njeh të drejtën e kompensimit financiar për të gjithë ata që kanë dokumentet e vlerës ekonomike, ata do t?i marrin paratë së bashku me interesat. Për të ligji zgjidh njëherë e mirë çështjen e pronave në Shqipëri, dhe kjo është një pikë e fortë për Strasburgun pasi vendos drejtësi: një pjesë e kanë marrë dhe e gëzojnë pronën e tyre, dhe janë 26 mijë të tjerë që mbajë prej vitesh në dorë vetëm letrat e saj.?Gjykata e Strasburgut nuk sheh vlerën e shpronësimit dhe zgjidhjen e brendshme. Mjafton që shteti ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë të drejtë. Pra, nuk është e drejtë që disa të marrin pronën edhe 26.000 të tjerë të mbajnë prej vitesh në xhepat e tyre vetëm dokumentet që i njihet prona. Të gjithë ata që thonë se ligji nuk i jep kompensim financiar të vlerës që është miratuar i kanë spekulime. Ligji ia njeh dhe ata do t?i marrin së bashku me interesat në vite. Por ky grup është një numër shumë i vogël.?Nëse çështja e pronave nuk do të gjejë zgjidhje, do të kthehet në një kërcënim për buxhetin e shtetit.?Nuk mund të them vlerën se sa mund të shkojë çdo vit, por është një sasi parash e konsiderueshme e cila sjellë një faturë të lartë për vetë buxhetin e shtetit.? Vetëm çështja për 10 vendime që mori dy vite me parë Strasburgu ?Manushaqe Puto dhe të tjerë?, fitoi të drejtën e kompensimit për një vlerë prej 8.2 milion eurosh. Të njëjtat pretendime me këto vendime të fituara nga pronarët, kanë edhe 26 mijë ish-pronarë, dosja e të cilëve prej vitesh ?fle? në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Share This Video


Download

  
Report form