“Vullnet për çështjet e pazgjidhura” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ne një interviste te gjate në televizionin grek ERT1 përballe një paneli gazetarësh, ka folur për politikën e jashtme të Greqisë të fokusuar në problematikat me fqinjët. Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, shefi i diplomacisë greke u shpreh se situata ka ndryshuar.



?Nëse ju kujtohet përpara një viti e gjysmë kisha akuzuar qeverinë shqiptare për sjelljen e saj, se kishte arritur në ekstrem kur prishi kishën e Shën Thanasit në Himarë. Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e restaurimit të kësaj kishe në Himarë. Duhet të themi se nëse rindërtohet kisha është për t?u theksuar si një hap përpara në besimin tonë. Më në fund ekziston një vendim në Shqipëri që eshtrat e ushtarëve grekë më në fund të gjejnë paqe.?



Pyetjes së gazetarit nëse u diskutua në Kretë me Bushatin per kufirin detar, kryediplomati grek tha se, ?nëse zgjidhet si fillim çështja e varrezave do te jete nje hap i madh, por ka edhe çështje të tjera për të zgjidhur me Shqipërinë.? Por a do te kërkoje Tirana dëmshpërblim per pronat e shqiptareve ne Greqi. Per kete çështje Ktozias deklaroi se duhet zgjidhur me pare gjendja e luftës mes dy vendeve.



?Problemi kryesor që duhet të zgjidhim pozitivisht është gjendja e luftës. Ligji i luftës nga Greqia për Shqipërinë u krye me dekret mbretëror. Ekzistojnë dy studime ligjore. E para të cilës unë i afrohem më shumë me mendimin tim juridik është dekreti presidencial i cili i referohet dekretit mbretëror. Ekziston dhe një studim tjetër që për mua nuk është shumë i drejtë por do të gjykohet në momentin e duhur është se dekreti mbretëror ekzistonte në kohë kur nuk kishte parlament prandaj nuk kishte dekret parlamentar. Janë dy këndvështrime juridike të ndryshme?



Ministri i jashtëm Nikos Kotzias u shpreh gjithashtu se Greqia duhet të ulë presionin ndaj vendeve fqinje.

Share This Video


Download

  
Report form