Fati i 8 familjeve rome - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 6

Për 8 familjet e pastreha rome, nata me e ftohte e dimrit nuk ka kaluar si përherë, mes lagështirës dhe acarit. Te gjithë, mes tyre dhe 25 te mitur, janë strehuar nga Avokati i Popullit ne sallën e mbledhjeve dhe konferencave. Si rralle here romet tregojnë se kaluan një nate te ngrohte me ajër te kondicionuar dhe ushqime te sjella nga personali i Avokatit te Popullit dhe shoqatat e tjera. Me tu gdhire, një pjese e tyre i janë kthyer çadrave për te ngrenë atë qe ata e quanin mëngjes. Kur ende nuk ka një zgjidhje nga Ministria e Punës, Avokati i Popullit përsërit mbështetjen e tij për familjet e braktisura rome dhe çdo te pastrehe qe ndodhet ne këto kushte. Igli Totozani deklaron se gjesti i tij nuk është aspak show por detyre institucionale. Krahas vizitave mjekësore qe janë kryer ne mesdite, familjet rome kane tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtareve. Ambasadoret e huaj ne Tirane, krahas ndihmave te sjella i kane kujtuar shtetit fondet qe jep Bashkimi Evropian për këtë kategori ndërsa kane tërhequr vëmendjen për plotësimin e një prej kushteve te BE, integrimin e kësaj kategorie. Një vit me pare, familjet rome humben strehën e vetëm qe kishin, disa baraka ne zonën e trenit te cilat u dogjën. Ata u sistemuan ne çadra, por vetëm përkohësisht. Ndërkohë qe romet kane filluar bashkëjetesën me Avokatin e Popullit, Ministria e Punës është vene ne lëvizje për gjetjen e një ambienti për strehimin e tyre.

For 8 Roma homeless, the cold night of winter does not last as always, between the humidity and cold. In all, among them 25 minors, were sheltered by the Ombudsman in meetings and conference hall. As Roma rarely show spent a warm night air conditioning and food brought by the personnel of the Ombudsman and other associations. With thy dawn, some of them have returned to their tents to eat what they called the morning. When there is still no solution from the Ministry of Labour, the Ombudsman reiterates his support for the Roma families abandoned and homeless each situated in these conditions. Igli Totozani declares that his gesture is not show but the institutional task. Besides the medical visits that are conducted at noon, Roma families have also attracted international attention. Foreign Ambassadors in Tirana, along with aid to remember the state have brought the funds that the EU gives to this category and have drawn attention to a meeting of EU conditions, integration of this category. A year ago, Roma families who lost their only shelter they had, a few huts in the area of the train which was burned. They were settled in tents, but only temporarily. While that Roma have started living together with the Ombudsman, the Ministry of Labour is in motion to find an environment to accommodate them.

Share This Video


Download

  
Report form