Fati i anijes se tragjedisë se Otrantos - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Familjaret e viktimave te Otrantos kërkojnë qe anija e tragjedisë se 97-ës "Kateri i rades" te kthehet ne Shqipëri. Pak dite pas lajmit te dhënë nga mediat italiane se skeleti i mbetur i anijes do te jete vepër monumentale ne hyrje te portit te Otrantos, përballë brigjeve shqiptare, familjaret akuzojnë shtetin shqiptar se po bën biznes dhe padrejtësi ne emër te viktimave te Otrantos. Ne lidhje me tragjedinë e Otrantos, në Gjykatën Penale të Leçes në Itali është në proces një çështje gjyqësore ndërsa një tjetër çështje civile po zhvillohet ne Brindizi. Kapiteni i anijes italiane "Sibila", Fabrizio Laudadio dhe Namik Xhaferri, kapiten i anijes "Kateri i Radës", janë dënuar në shkallën e parë në gjykatën e Brindisit, përkatësisht me nga 3 dhe 4 vjet burg. Në 28 mars të vitit 1997, gjatë largimit drejt Italisë humbën jetën 81 persona, mes tyre 46 gra dhe fëmijë, ndërsa 34 të tjerë mbijetuan.

Relatives of victims demand that the ship Otranto tragedy that 97-es "Kateri rades" to return to Albania. Few days after the news provided by the Italian media that the remaining skeleton of the ship will be monumental in the entrance of the port of Otranto, opposite the Albanian coast, relatives accuse the Albanian state that is doing business and injustice on behalf of victims of Otranto. In connection with the tragedy of Otranto, in the Criminal Court of Lecce in Italy is under a court case and another civil case is developing in Brindisi. Italian Captain "sibyls", Fabrizio Laudadio and Namik Xhaferi, captain of the ship "Kateri Rada" were convicted in first instance to the court from Brindisi, respectively by 3 and 4 years in prison. On March 28, 1997, during departure to Italy killed 81 people, among them 46 women and children, while 34 others survived.

Share This Video


Download

  
Report form