Nuk dihet fati i censusit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 9

Te hënën mbyllet procesi i censusit pas shtyrjes qe iu be nga data 21 tetor i përcaktuar fillimisht si data e fundit e plotësimit te formularëve.
Megjithatë INSTAT nuk ka bere ende publike asnjë shifër te regjistrimit te popullsisë e banesave, duke mos sqaruar kështu nëse do te këtë një tjetër shtyrje te tij ne kohe. Javën e fundit te regjistrimit anketuesit dhe vete kontrolloret shtuan intensitetin e punës ne terren për te ezauruar shkuarjen tre here ne çdo shtëpi, ku ishte refuzuar censusi apo ku banoret nuk ishin gjetur. Ndërkohe reagimi i pare ka ardhur nga aleanca kuq e zi e cila i ka kërkuar qeverise te shpalle procesin te pavlefshëm. Sipas aleancës kuq e zi rezultojnë me mijëra ankesa nga qytetaret për manipulime te deklarimeve nga anketuesit. Drejtuesit e saj kane pohuar se numri i tyre dhe mënyra e jetesës se shqiptareve është përmirësuar qëllimisht për interesa politike te ekzekutivit, apo te shtetit grek.

Share This Video


Download

  
Report form